|
AEG është kompani nga komuna e Sharrit (Dragashit) e cila merret me disa aktivitete.Aktiviteti kryesor dhe primar i kësaj kompanie është prodhimi i ambalazheve plastike të cilat kanë përdorim në mjekësi,farmaci industri kimike dhe argjendari.Duke patur një përzgjedhje të madhe të produkteve nga kjo kompani tregut Kosovar i është ofruar mundesia e furnizimit me keto produkte më shpejtë dhe me kohë.Aktivitetin e vet kjo kompani e ka filluar në vitin 2002 me një biznes familjar e cila merrej fillimisht me ndërtimtari të ulët e mëpastaj filloi punen me njesin e prodhimit të masave plastike.

Me njesin e prodhimit nga kjo kompani filloi prodhimi i ambalazheve plasike për përdorim në farmaci ku pas një kohe të shkurtër u rrit numri i produkteve dhe sot nga ne prodhohen 45 produkte plastike.Në vitin 2006 kjo kompani e hapi edhe shitorene produkteve kozmetike dhe bizhuteris MACHO në qytezën e Sharrit (Dragashit) ku për një kohë të shkurtër arriti të bëhet lider në shitjen e këtyre produkteve për këtë komunë.Stafi profesional dhe i pregaditur mirë gjithmon ka qen i gatshëm qe klientëve të vet të ju ofroj konsulta dhe këshilla profesionale.
Në vitin 2009 me kalimin në objekin e ri prodhues në siperfaqe 240 meter katror dhe me kushte moderne ,u liruan hapesirat e vjetra të prodhimit dhe këto hapësira u pregaditën për lokalin hotelier MACHO Club caffe e cila duke mbeshtetur brendin MACHO të krijuar nga stafi udheheqes dhe pronaret arriti që të bëhet lokali më atraktiv dhe shum i frekuentuar i rinis së Sharrit.
Përkushtimi i stafit menagjues të kësaj kompanie është që të arrihet konsumatorëve të vet tu ofroj produkte dhe sherbime kualitative dhe të një cilësie të lartë.
Ne mundohemi gjithmonë të sjellim freski dhe të reja në tregun e komunës tonë

Shkarko katalogun e prodhimeve
Katalogu i prodhimeve tona |